Pas rritjes së taksës për mallrat serbe nga 10 në 100 për qind, kanë filluar të vijnë reagimet nga përfaqësuesit serb.
I pari që ka reaguar është kryetari i Listës Serbe, njëherit kryetar i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq.
“Kjo është shpallje jozyrtare e luftës ndaj serbëve në Kosovë”, ka thënë Rakiq, transmeton Ballkani.info.
Edhe mediat në Serbi kanë reaguar ashpër pas këtij vendimi. Ato e lidhin këtë mase si hakmarrje për dështimin e Kosovës që të anëtarësohet në Interpol.
Qeveria e Kosovës ka marrë sot vendim që t’i përgjigjet bllokadës serbe duke e rritur taksën për mallrat serbe dhe ato nga Bosnja në 100 për qind. /Ballkani.info/







