Këshilltari i Ministrit të Punëve të Jashtme Glauk Konjufca, Ilir Kërçeli ka sqaruar deklaratat e shefit të tij Glauk Konjufca në lidhje me vijat e kyqe për partitë politike.

Kërçeli ka theksuar se në mënyrë tendencioze po bëhen lajme të tilla, për të krijuar paqartësi në opinion sikur LVV-ja nuk ka vija të kuqe me PDK-në.

“Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në asnjë moment nuk deklaron se është i gatshëm për një koalicion me PDK-në, ose se nuk ka vija te kuqe për subjektin politik në fjalë” shkruan Kërçeli në Facebook.

Postimi i plotë:

Sqarim

Ky sqarim vjen pas tendencave të disa medieve për të krijuar paqartësi në opinon, duke publikuar lajme jo të vërteta, kinse Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në një paraqitje televizive, paska deklaruar se “nuk ka vija të kuqe për PDK-në.”

Me poshtë ju ftoj të shikoni një pjesë të shkëputur të emisionit, nga e cila është nxjerr nga konteksti një deklaratë e z. Glauk Konjufca.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në asnjë moment nuk deklaron se është i gatshëm për një koalicion me PDK-në, ose se nuk ka vija te kuqe për subjektin politik në fjalë.

Referuar sondazheve të fundit, e poashtu edhe rezultateve të 6 Tetorit, z. Glauk Konjufca, edhe pas mocionit të mosbesimit nga ana e LDK-së, është deklaruar se përparësi do të ketë përseri LDK-ja, por nuk do lejohet të shantazhohet VV-ja edhe si parti fituese e zgjedhjeve. Në një rast të tillë, VV nuk do të pranonte njē koalicion a priori me LDK pa bërë verifikimin e ministrave te propozuar.

Vlen të theksohet përsëri, se në asnjë moment nuk është deklaruar se për PDK-në nuk ka vija të kuqe.