Në Facebook është hapur një sfidë e re, se me kë do dalim pasi të largohet Coronavirusi.

Por, aktorja e njohur kosovare, Adriana Matoshi, u habit se përse askush nuk ia ‘bëri tag’ që të dalin me të për ndonjë takim.

‘A osht e mundun o vlla me i pas 5000 friendsa n’fb e asnjonit mos mi ra me pi bile naj kafe me mu? Nuk po muj mi ra n’fije a osht problemi te njerzt a te facebooku?’ tha ndër tjera ajo.

Padyshim kjo është një shaka e saj pasi Adriana është një aktore dhe një njeri shumë i dashur te publiku.