Reagon Kejvina, ka disa fjalë për Luizin dhe publikun

Ish-banorja e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Kejvina Kthella, ka reaguar edhe një herë ndaj Luizit, me të cilin kishte pëballje të ashpra.

Kejvina u kritikua shumë për shuplakën që i dha Luizit në shtëpinë e BBVA.

Ajo, përmes një postimi të gjatë në Instagram, ka sqaruar se ajo që publiku ka parë në shtëpinë e BBVA, nuk është Kejvina në jetën reale.

Përmes postimit, Kejvina tha se nuk vjen nga një familje që ushtron dhunë fizike, pasi ata ndihmën ndaj tjetrit e shohin si vlerë e jo detyrim.

Kejvina tha se ajo është një vajzë e butë, që bën batuta mirëpo edhe ngrit zërin kur është me nerva.

Ndër të tjera, ajo ka treguar se situata e krijuar pas daljes së saj nga BBVA, ka ndikuar shumë në përditshmërinë e saj dhe “do të ndikojë”.

Ajo, në fund i ka kërkuar falje Luizit.

“Është momenti që une t’i kërkoj falje njeriut të vetëm që më ka dashur në atë shtëpi dhe është treguar i vërtetë me mua që ditën e parë dhe deri në të fundit. Luiz, për mua je miku i mirë dhe i ditëve të para në shtëpi dhe jam e sigurt që ne të dy e dimë që do jemi njësoj edhe kur të dalësh jashtë”, ka shkruar ajo.

Tutje, Kejvina i ka kërkuar falje të gjithë publikut për ndodhitë e fundit.

Reagimi i plotë: