Reagon Haki Abazi, kërkon rigjykim te Dekretit të Presidentit

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi e ka quajtur të falsifikuar aktgjykimin e plotë që sot ka publikuar Gjykata Kushtetuese për dekretin e mandatarit.

Në një shkrim në Facebook, Abazi ka deklaruar se njoftimi i Gjykatës Kushtetuese është skandaloz.

Sipas zëvendësit të Albin Kurtit në qeveri, madje, ky vendim i Gjykatës është i falsifikuar. Abazi ka kërkuar rigjykim të këtij vendimi.

“Jeni duke e testuar fundin e durimit dhe tolerancës, njoftimi i gjykatës kushtetuese është skandaloz e antikushtetues ndërsa aktvendimi është i falsifikuar – rigjykimi është më e pakta që duhet të ndodhë”, ka thënë ai.