Reagon Gold Ag pas shoqërimit të tij në polici: Jam djalë i vetëm por…

Ditën e djeshme policia mori në pyetje reperin e njohur nga Kosova Gold AG për shkak të këngës së fundit me motive patriotike “Shkronjat e Arta”.

E në lidhje me këtë ditën e sotme reperi ka reaguar me anë të një postimi në Instagram duke shprehur falenderimin për mbështetjen e fansave të tij.

Ndërsa shtoi edhe pse është djalë i vetëm ka motra dhe vëllezërit gjithë shqiptarët anembanë botës.

“Mijëra mesazhe më kanë ardhur sa që uratat tuaja shpesh herë më nxjerr lot. Më falni që s’mund ti kthej e ti lexoj të gjitha. Por dijeni se pa dallim ju çmoj se jeni një dhuratë e madhe nga Zoti. Ai deshi që unë të jem djalë i vetëm por dashnia juaj më bën të ndihem se cdo shqiptar/e e kam vëlla e motër. Falemiderit shqipet e mia anembanë botës. Ju dua,”- shkroi Gold Ag.