Frashër Krasniqi është deklaruar rreth bisedave në mes të tij dhe Dardan Molliqajt. Ai ka thënë se është shumë i lumtur që është pjesë e PSD’së derisa ka deklaruar se biseda që është publikuar ka qenë në lidhje me një person të tretë.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka thënë se ai vetëm i ka përcjellur fjalët që i ka thënë tjetërkush.
Ky është postimi i tij i plotë:
Biseda ime me Dardanin ka qenë në lidhje me një person të tretë. Pra unë vetëm ia kam përcjellur atij fjalët që mi ka thënë tjetërkush.
Jam shumë i lumtur që jam në PSD e edhe më i lumtur që PSD po forcohet përditë, me qëndrimet e saj alternative dhe me punën e palodhshme në teren ????
Mediet që paskan “spiunuar” prej skutave të Kuvendit, nuk e kanë parasysh që kur një fjali hiqet nga konteksti, deformohet gjithcka.







