Kënga Magjike

Reagon Fifi pas fitores së Florit në “Këngën Magjike”

Mbrëmë është mbajtur finalja e madhe e festivalit “Kënga Magjike”, ku fitues doli këngëtari dhe kantautori Flori Mumajesi. E marrja e ҫmimit të parë nga ai ngjalli shumë reagime.

Të shumtë ishin ata që iu gëzuan fitores së Florit, por kishte edhe nga ata që thanë se ҫmimin e parë e meritonte kënga “Psikopatja jote” nga Fifi dhe Mc Kresha, të cilët fituan vendin e tretë.

E Fifi ka reaguar pas kësaj, duke shkruar në Instagram se Flori e meritonte me plot dinjitet vendin e parë dhe se ajo fitoi mjaft pasi gjashtë këngë të cilat janë shkruar apo kompozuar nga ajo, po ashtu ҫmimin e publikut si dhe vendin e tretë në bashkëpunimin e saj me Kreshën.