Reagon edhe Pacolli: Të gjithë i dinë meritat e Walker për Kosovën, e turpshme të bëhet publike kontrata

Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli, ka e ka cilësuar si të turpshme publikimin e kontratës të Willaim Walkerit.

“Të bëhet publike kontrata me Walkerin është e turpshme. Aq më tepër të ngriten hipotezat ndaj njeriut që punon për Walkerin qe 20 vjet, z.Hasan Salihu, i cili përveq kujdesit reprezenton vullnetin dhe idetë e ambasadorit Ëalker në rajon është malinje dhe e pakuptueshme”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Secili ia di meritat William Walkerit për Kosovën, për dëshminë që ia dha botës pë krimet monstruoze serbe ndaj qytetarëve të këtij vendi.

Të bëhet publike kontrata me Walkerin është e turpshme. Aq më tepër të ngriten hipotezat ndaj njeriut që punon për Walkerin qe 20 vjet, z.Hasan Salihu, i cili përveq kujdesit reprezenton vullnetin dhe idetë e ambasadorit Ëalker në rajon është malinje dhe e pakuptueshme.

Ëalker është heroi i Kosovës, është heroi i civilizimit europian. Është gardiani më i madh i humanizmit dhe Kosova mburret me të.
Mosmirënjohja është krim.