Reagon edhe Milaim Zeka: Rroga e kryeministrit do të zvogëlohet

Paga e Kryeministrit të Republikës së Kosovës me Ligjin e Ri të Pagave do të zvogëlohet. Kështu po thotë koordinatori nacional i reformës shtetërore, Besnik Tahiri.

Ai ka reaguar duke thënë se raportimet se Kryeministrit nuk do t’i ulet paga janë shpifje.

Një reagim të tillë e ka bërë edhe deputeti i Nismës, Milaim Zeka, duke thënë se paga e Haradinjat do të bëhet 2200 euro nga 2950 euro, sa e ka tani.

“Unë si deputet, anëtar i Komisionit për Administratë Publike, deklaroj me përgjegjësi se rrogën e kryeministrit kemi me ulë, madje edhe të tjerëve. Kategoritë që do të përfitojnë nga ky ligj janë ata që e meritojnë. Nuk po du me spekulu ma shumë, sepse Ligji është në përpunim e sipër, bash sonte kur po shkruaj, por shumë e matrapazat që e kanë shk**** paranë publike, do të stopohen, edhe do të shokohen”, ka thënë Zeka, transmeton Ballkani.info.

Sipas tij, ata nuk janë duke bërë ligj për vota, por për fëmijët e Kosovës.

“Po bëjmë Ligj për të ardhmen e vendit tonë. Hajde qonu të gjithë në këmbë me hangër Kosovën. Qonu edhe ju disa media antishteterore që keni keqpërdorur paranë publike, e mundohuni me ba turbullira. Nuk e keni më në krye të Valës, Agron Mustafën me ju dhanë 4 milion euro për me sha vendin e juaj…!!! Vazhdoni me rrejt”, ka shkruar ai në fund. /Ballkani.info/