Vrasja në Istog

Reagon edhe ambasadori O’Connell: RIP Izet Demaj, vërtetë hero!

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka shprehuar ngushëllime për vrasjen tragjike të policit në Istog, Izet Demaj.

“RIP Izet Demaj. Vertet Hero. Ngushllime për familjen dhe krejt policinë e Kosovës”, ka shkruar O’Connell në rrjetin e tij social Faceboook.

Demaj u vra sot pasdite në Istog gjatë përleshjes së armatosur me grabitësin, Kamer Metaj, i cili po ashtu mbeti i vrarë. /Ballkani.info/