Reagon e frustuar deputetja e VV-së pas raportimeve se mori pjesë në seancë me virus, publikon testin e COVID-19

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka reaguar pas raportimeve se ka qenë e pranishme në seancë e infektuar me virusin Covid-19, shkruan Ballkani.info.

Matoshi përmes një shkrimi në Facebook, ka publikuar raportin në të cilin ka rezultuar negative nga koronavirusi dhe kësisoj e ka quajtur të turpshme dhe të paprecedant, sipas saj, luftën dhe përpjekjet e disa qarqeve për të dëmtuar procesin e formimit të institucionevet të Kosovës.

Deputetja e VV-së ka thënë se kjo nuk është hera e parë që e sulmojnë, por ka shtuar se nuk do të jetë hera e parë që e nënshtrojnë.

Postimi i plotë: