Reagon Driton Selmanaj, thotë se po manipulohet deklarata e tij për Sarada Bogujevcin, për qëllime politike

Zv.kryeministri, Driton Selmanaj, ka reaguar pas një deklarate që ka dhënë mbrëmë për deputeten Saranda Bogujevci.

Selmanaj ka thënë se deklarata e tij është manipuluar për qëllime politike.

Sipas tij deklarata e tij ka qenë e fokusuar drejt atyre që po e përdorin temën e të pagjeturve për përfitime politike. /Ballkani.info/

Postimi i plotë:

Nuk ka të ndalur hovi i manipuluesve dhe shpifësve për qëllime të ulta politike.

Po e ndjej për obligim njerëzor që të jap sqarim për të gjithë ata që nuk kanë pas rastin ta shikojnë emisionin pressing mbrëmë në televizionin T7. Normalisht që ky sqarim nuk vlen për manipuluesit, shpifësit dhe argatët e së keqes në këtë vend.

Deklarata ime e mbrëmshme është thënë vetëm dhe vetëm në këtë kontekst: MJAFTË më se jemi lodhur me përdorimin e temave tepër të ndjeshme për qëllime tejet të ulëta politike.

Kushdo që provon që me tema të tilla të ndërtoj kauzë politike kundër kundërshtarëve politik, apo të provoj që mbi to të ndërtoj karrierë politike është TURP, TURP që as toka nuk mund ta mbaj.

Kemi obligim kombëtarë dhe shtetëror që temat e tilla si kjo e të pagjeturve ti trajtojmë me dinjitetin dhe ndjeshmërinë më të lartë njerëzore dhe shtetërore.