Hamid Qorraj

Reagon drejtori i Gjimanzit të Deçanit: Lajm i rremë, s’jam përleshur me askënd

Drejtori i Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” në Deçan, Hamid Qorraj, ka reaguar pas raportimeve se ai sot është përleshur fizikisht me një profesor për shkak të grevës.

Qorraj e ka demantuar lajmin, duke thënë se kjo nuk është e vërtetë.

Reagimi i plotë:

Reagim publik ndaj lajmit të rremë të televizionit T7
Televizioni T7, në edicionin e lajmeve të orës 19,30, në kuadër të reportazhit për grevën e SBASHK-ut në Deçan, ka dhënë një lajm plotësisht të rremë se ne Gjimnazin “Vellezerit Frasheri” në Deçan drejtori i shkollës ka pasë një përleshje me një profesor të këtij Gjimnazi, sot, ditën e martë, më 22 janar 2019.
Ju njoftoj se ky është lajm plotësisht i rremë dhe i shpifur. Ndërkohë ju njoftoj se në Gjimnazin tonë nuk ka pasë as sot as kurrë asnjë zënkë më të vogël gojore e lere më përleshje midis asnjë mësimdhënësi apo punëtori tjetër të shkollës sonë duke më përfshirë edhe mua.
Këtë reagim ia kam bërë të qartë edhe gazetares së televizioni T7, Leonita Bajrami. Me të jemi dakorduar që televizioni T7 të bëjë demantin dhe demantin e pres të bëhet i plotë dhe i qartë për publikun sa më parë.
Me respekt, drejtori Hamid Qorraj.