Dega e AAK-së në Pejë ka reaguar pas arrestimeve që kanë ndodhur sot në Komunën e Pejës.
“Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë, po ndjekë më shqetësim situaten e sotme të krijuar në Komunën e Pejës, më çrast u arrestuan disa zyrtar komunal, që kryesisht janë të lidhur më ndertimet.” thuhet në njoftim, transmeton Ballkani.info.
Aleanca në Pejë, konsideron që perveq hetimit të ndertimeve pa leje duhet të hetohet edhe çdo leje ndertimi, çdo pelqim urbanistik dhe çdo ndërrim prone nga komuna.
Ata gjithashtu kërkuan dorëheqjen e kryetarit të komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.
“KONSIDEROJMË që sot Gazmend Muhaxheri duhet të DORËHIQET nga posti i kryetarit të komunës dhe të ju hap rrugë organeve te drejtësisë dhe hetuesisë të kryejnë punet e tyre të pa penguar.”
Kujtojm se sot me vendim të Prokurorisë Themelore në Pejë, Policia e Kosovs ka kryer sot disa bastisje në Pejë, Klinë dhe Istog pas dyshimeve se disa zyrtarë komunalë kanë keqpërdorur pozitën zyrtare, lidhur me disa ndërtime të paligjshme.
Lajmi i plotë:
Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë, po ndjekë më shqetësim situaten e sotme të krijuar në Komunën e Pejës, më çrast u arrestuan disa zyrtar komunal, që kryesisht janë të lidhur më ndertimet.
Aleanca në vazhdimësi është shprehur që fenomeni i ndertimit pa leje, por edhe pajisja më leje ndertimi pa u plotësuar kriteret urbanistike, TË NDALOHET.
Aleanca në Pejë, konsideron që perveq hetimit të ndertimeve pa leje duhet të hetohet edhe çdo leje ndertimi, çdo pelqim urbanistik dhe çdo ndërrim prone nga komuna.
Tashmë është e çartë se për çdo veprim të zyrtarve komunal që lidhet më leje ndertimi, është në dijeni edhe kryetari i Komunës Gazmend Muhaxheri, dhe duke u bazuar në skandalet që në vazhdimësi po perfshihet komuna, KONSIDEROJMË që sot Gazmend Muhaxheri duhet të DORËHIQET nga posti i kryetarit të komunës dhe të ju hap rrugë organeve te drejtësisë dhe hetuesisë të kryejnë punet e tyre të pa penguar.
Qytetarët e Pejës, tashme janë të bindur, se pothuajse çdo leje ndertimi, çdo ndërrim prone, çdo pelqim urbanistik,që janë lëshuar tash e 7 vite, janë lëshuar më dallavere e “miqësi”.
Kryetari Muhaxheri duhet të ju kerkoj falje çdo qytetari të Pejës për këto skandale dhe nga sot edhe mormoralisht të lirojë detyren e kryetarit.







