Dega e AAK-së në Junik ka reaguar pas publikimit të lajmit se një person është arrestuar sot në këtë komunë i dyshuar për blerje votash.

Kjo parti thotë se nuk bëhet fjalë për arrestimin e aktivistit të tyre siç dyshohej, por të aktivistit nga Lëvizja Vetëvendosje.

Reagimi i plotë:

Shpresojmë qe jeni mire, kuptojmë ngarkesen e juj dhe mundesin e ofrimit te informatave te paverteta, mirpo Dega e Aleances per Ardhmerine e Kosoves ne Junik reagon lidhur me lajmin e publikuar per manipulim votash nga anetare te Aleances dega nenJunik, pasiqe i dyshuari per blerje votash nuk eshte anetar i AAK-se, por i subjektit tjeter te potencuar, ndaj kerkojm demantim apo ta largoni emrin e AAK-se nga ai lajm, pasiqe keshtu nga individ te caktuar po tentohet manipulimi i besimit te qytetareve.

Per informata te sakta mund ti kontaktoni KKZ Junik apo organet e rendit.

Aleanca per Ardhmerine e Kosoves dega ne Junik kundershton cdo veprim qe tenton manipulimin e besimit qytetare.

Me respekt Dega e AAK Junik