Reagon Çun Lajqi për këngën “Sekret”: Gjithçka mund të jetë vetëm këngë shqiptare jo

Mbrëmë është mbajtur nata e parë e gjysmëfinales së “Eurovision 2022”.

Ronela Hajati përfaqësoi Shqipërinë, por nuk arriti të kualifikohej në finale pasi kishte marrë vetëm 6 pikë nga juria, shkruan Indeksonline.

Ka pasur reagime të shumta për paraqitjen e Ronelës si dhe skenat provokuese që i ka bërë gjatë përformancës.

Edhe aktori, Çun Lajçi përmes një postimi në Facebook reagoi duke shkruar se kënga “Sekret” gjithçka mund të jetë vetëm këngë shqiptare jo.

Postimi i plotë:

“Ky asht Ballkani i Hapur!

Pata shkrua atë natë, kur kjo kangë fitoi n’Tiranë, e pata thanë: Gjithçka mund t’jetë, veç kangë shqiptare s’mund t’jetë!

E gjysa e Shqipnisë nisën me m’sha!

Kend keni me sha tash, ju andej, se ne kendej jemi t’shamë që 100 vjet!” shkroi ai.