Çun Lajçi: Albin, pashë Çakorrin e Ramushit pse mi hoqe 20 euro prej pensionit?

Aktori i njohur Çun Lajçi, është shprehur i pakënaqur me vendimin e Qeverisë për mosvazhdimin e shtesave për pensionistët. Për këtë ai e ka pyetur kryeministrin Kurti se pse iu hoqën 20 euro nga pensioni.

Tutje, aktori ka thënë se paratë nuk i dhimbsen dhe se në verë do të shesë sërish libra.

Reagimi i tij i plotë:

Albin

Pashë Çakorrin e Ramushit, a po m’kallxon, pse m’i hoqe 20 euro prej pnsionit?

S’po m’dhimsen, se tash vjen vera e dal shes libra e mbes gjallë, por po dyshoj mos m’keni përzi me hajna e po iu dukem shumë i pasun?

Nejse, m’fal që bana be rrejshëm, se Çakorrin e rrou kajtja e mua pleqnia!