Shefi i Politikës

Reagon Borrell pas vdekjes së Navalnyt: Përgjegjësi i vetëm është Putin

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell është shprehur i tronditur me vdekjen e opozitarit rus, Alexe Navalny.

Borrelli theksoi se Navalny ishte nje burrë trim i cili ia kushtoi jetën për t’u dhënë shpresë demokratëve dhe shoqërisë civile ruse.

“I tronditur nga raportimet e mediave për vdekjen e Alexey Navalny, një burrë shumë trim që kushtoi jetën e tij për të shpëtuar nderin e Rusisë, duke u dhënë shpresë demokratëve dhe shoqërisë civile”, shkroi Borrell.

“Ndërsa presim informacione të mëtejshme, le të jemi të qartë: përgjegjësia e plotë është e Putinit”.

BONUS VIDEO| Bali Muharremaj me fëmijët në Prekaz i këndojnë Adem Jasharit