Deputetja

Reagon Blerta Deliu: Mos shpifni me listat për viktimat e dhunës, ja e vërteta!

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra e ka quajtur fushatë të ulët dhe shpifëse publikimin e disa emrave në rrjetet sociale rreth mosvotimit të Ligjit për statusin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës.

Sipas saj, shpërndarja e këtyre listave është skajshmërisht e turpshme dhe qasje linçuese ndaj deputetëve.

“… që mbi te gjitha është një gënjeshter e qëllimshme që ka tendencë kryesore për të na denigruar neve personalisht”, ka shkruar ajo.

Postim i plotë:

Nje fushatë e ultë shpifëse, e inicuar dhe e shpërndarë nga disa oponentë politikë, kryesisht nëpër rrjete sociale dhe portale partiake, po mashtron opinionin publik se kinse unë dhe disa nga kolegët e mi deputetë kemi votuar kundër Plotësim Ndryshimit të Ligjit që rregullon statusin e viktimave te dhunës seksuale gjatë luftës.

Është skajshmërisht e turpshme kjo qasje linquese, që mbi te gjitha është një gënjeshter e qëllimshme që ka tendencë kryesore për të na denigruar neve përsonalisht.

Si dëshmi që krejt kjo fushatë e orkestruar është nje shpifje e qëllimshme, këtu po e postoj të plotë mënyren e votimit të të gjithë deputetëve për Ligjin në fjalë, gjatë seancës së mbajtur me datë 20 Mars 2014.

Si dëshmi e keni edhe mënyren e votimit të deputetëve të cilen si të tillë e gjeni edhe ne web faqen e Kuvendit të Kosovës!

Ju lutem ta shpërndani!