Reagon bashkëshorti i këngëtares që doli pozitive me COVID-19: O njerëz mos e mbani fshehtë, s’është as HIV e as triper

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së, Bardhyl Meta, ka reaguar pas infektimit të gruas së tij, Adelina Thaqit, me koronavirus. Përmes një statusi në Facebook, Meta thotë se infektimi me këtë virus nuk duhet të mbahet fshehtë

Meta ka shkruar se as ai e as vajzat e prindërit e tij nuk kanë asnjë simptomë të koronavirusit.

“Bashkeshortja ime, Adelina Thaqi-Meta, pas testit, rezultoi të jetë pozitive me Covid19!  Unë, që si Këshilltarë i Kryeministrit Avdullah Hoti, kam qenë aktiv në Kabinet dhe kam mbajtë takime të rregullta me stafin e Kryeministrisë – sikurse edhe me pale e akter tjerë – por, as 2 vajzat e mia, Fiona dhe Melisa – dhe, as prindërit, Sylejman Meta – gjithashtu aktiv në jetën publike, si “Kryetar i Federatës Sindikale të Pensionistëve dhe Invalidëve të Kosovës”, dhe as nëna ime, Teuta Meta, s’kemi pas deri më sot, dhe skemi ende…, asnjë simptomë të vetme”, ka shkruar Meta.

Meta thotë se virusi nuk është sëmundje prej të cilës duhet të turpërohemi, por është obligim njerëzor e shoqëror që t’u tregojmë të tjerëve nëse jemi të infektuar.

“Njerëz: Covid19 – nuk është s’mundje që duhet të turpëroheni kur e keni – pra, është obligim etik, moral, njerëzor dhe shoqëror e po të doni edhe fetar e kombëtare – që menjëherë të – të dilni dhe kumtoni lajmin hapur – ne familje e ndër fqinjë, kolege e bashkëqytetarë…! Njerëz – s’është Covid19-te as “Triper” dhe as Aids-SIDA, që e keni marr nē ato “Hotelet-Pushimore” kur jeni përdalë me ndoken…”, ka shkruar Meta.