Reagon Bahtiri: Po shpifin për librin që u shkrua për mua krejt për shkak se i kam mundur në garën për kryetar komune

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka reaguar pas talljeve që u bën me rastin e publikimit të librit i cili mban titullin “Agim Bahtiri – Epokë kthese si kryetar i Mitrovicës 2013-2021”.

Përmes një postimi në Facebook, Bahtiri i ka reaguar ish kandidatit të Vetëvendosjes për kryetar të Mitrovicës, Fehmi Ferati i cili ironizoi me këtë libër.

“Pas publikimit të kopertinave të librit “Agim Bahtiri – Epokë kthese si kryetar i Mitrovicës 2013-2021” të shkrimtarit Hysen Ibrahimi, një person i dështuar politikisht është në kërkim të zanatit të tij të shpifjeve ndaj meje, krejt kjo për shkak se e kam mundur bindshëm në garën për kryetar komune në vitin 2017”, ka shkruar Bahtiri.

“Për shpifjen e tij se libri është paguar me parat e komunës, unë qytetarëve dhe mediave ua bëj të ditur faktin se asnjë cent për këtë libër nuk është paguar e as që do të paguhet nga komuna”, shtoi Bahtiri.