Reagon autori i shtatores së ‘shëmtuar’ të Skenderbeut në Prizren

Shtatorja e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut e vendosur ditën e Flamurit në Prizren po kritikohet nga të gjithë. Puna e skulptorit po cilësohet si e dobët.

 Kjo ngjalli reagimin e Sinan Aliaj, autor i shtatores.

Nëpërmjet Facebookut ai ka publikuar një fotografi të shtatores me mbishkrimin ‘dedikuar portaleve’.

“Ju faleminderit për komentet! Urime Prizren!”, shkruan Aliaj në Facebook.

Shtatorja e Skënderbeut u vendos në Prizren nga Komuna e cila udhëhiqet nga Mytaher Haskuka i Vetëvendosjes.