Prishtina ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në shtëpi kundër KEK-ut, derisa humbje në shtëpi ka pësuar lideri Feronikeli përë të hapur edhe më tepër garën për titull të Superligës së Kosovës në futboll.

Lorik Boshnjaku ishte ai që shënoi golin e vetëm në fitoren e Prishtinës ndaj KEK-ut.

Kurse Feronikeli pësoi në shtëpi ndaj Ferizajt me rezultat prej 1 me 2.

Prekazi shënoi për vendasit, derisa për mysafirët të dy golat i shënoi Krasniqi.

Humbja e Feronikelit në Drenas e ka nervozuar shumë kryetarin e klubit, Naser Ramajn, shkruan Ballkani.info.

Ramaj i cili ka investuar shumë që “industrialistët” të shpallën kampion, është shprehur i indinjuar me paraqitjen e skuadrës së tij.

“Kjo që ka ndodh sot është e pafalshme. Do të dënohet e gjithe ekipa, poashtu edhe stafi udhëheqës. Është një marre tepër e madhe sa nuk mund të përshkruaj”, ka thënë Ramaj.

Pas kësaj humbje, Feronikeli mbetet lider me 62 pikë, po aq sa ka edhe Prishtina në të dytin. Derisa Llapi në të tretin ka dy pikë më pak. /Ballkani.info/