Dje në Kosovë është publikuar raporti i ekspertizës të Institutit të Lozanës nga Zvicra për rastin e Astrit Deharit.

Astrit Dehari kishte vdekur në burgun e Prizrenit pasi ishte akuzuar për sulm në Kuvendin e Koosvës. Ky rast ende nuk është zbardhur nga institucionet e Kosovës.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me ekspertizën e rastit të Astrit Deharit.

“Krimit mbi Astritin në duar të shtetit para tri vjetëve i është shtuar padrejtësia e shtetit tash e tri vjet. Drejtësia për Astritin nuk ka alternativë. Është në pyetje asgjë më pak se e drejta për jetë e qytetarit të Republikës”, ka shkruar ndër tjerash Kurti. /Ballkani.info/

Postimi i plotë:

loading…