Ndaj vendimit për tërheqjen e akreditimit institucional për vitin akademik 2019/2020, për Universitet Publike, të Mitrovicës, Pejës dhe atë Prizrenit, ka reaguar edhe deputeti nga radhët e LDK-së Lumir Abdixhiku.

Sipas deputetit Abdixhiku, fëmijët e Pejës, Mitrovicës e Prizrenit nuk merren në qafë pse bëjnë rrugë më shumë për shkollë e edukim më të lartë.

Ai dëmin më të madhe e sheh hapjen e universiteteve që sipas tij janë qymeze, të cilat janë të mbushura me militantë partiak që as emrin e vet s’dinë ta shkruajnë mbarë, ka shkruar Abdixhiku në facebook.

Abdixhiku në postimin e tij në facebook ka përmendur edhe punësimet në këto universitet që sipas tij janë partiake dhe që sipas tij këta presin, në fund, që po këta të njëjtit militantë e familjarë të marrin akreditim ndërkombëtar? Të bëjnë cilësi që njihet botërisht? Si?, ka shkruar ai.

Ja postimi i plotë: