Klubi Futbollistik “Trepça ’89” përmes një publikimi në faqen zyrtare ka reaguar pas ndeshjes së humbur të barazhit ndaj Dukagjinit.

Sipas ‘minatorëve’ e gjithë kjo ndeshje, por edhe i gjithë kampionati ishte një skenar dhe drejtojnë gishtin nga strukturat drejtuese të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Madje, po në këtë publikim, mitrovicasit akuzojnë ashpër kryetarin e FFK-së, për të cilin thojnë se është i akuzuar për haraq (marrje të parave me fajde).

Ndiqni më poshtë edhe reagimin e plotë të KF Trepça ’89:

Deklarata e KF Trepça ’89 pas largimit nga Superliga

Edhe trajneri i kësaj skuadre, Shpëtim Idrizi në deklaratën e tij pas ndeshjes akuzoi hapur drejtuesit e FFK-së.

Sipas Idrizit kampionati ishte vendosur qysh në pranverë.