'çirilic'

Reagojnë qytetarët: Kamioni me mbishkrimin çirilic po kryen zbukurimin në komunën e udhëhequr nga Shpend Ahmeti

Zbukurimi i kryeqytetit sivjet ka shkuar shumë vonë për shkak të komplikimit të procedurave nga komuna e udhëhequr nga Shpend Ahmeti duke bërë që kryeqytetasit t’i përjetojnë atmosferën e fundvitit më së voni nga të gjitha qytetet e Kosovës.

Por pavarësisht kësaj vonese punët kanë filluar të kryhen, por në kryeqytet janë parë duke u kryer punimet me një kamion me mbishkrimin çirilic që është formë e shkrimit në gjuhët sllave. Ky detaj u ka rënë në sy qytetarëve të Prishtinës të cilët kanë reaguar ashpër, shkruan gazeta online Veriu.info.

Këtë ngjarje qytetarët që janë ankuar në rrjetet sociale, duke publikuar fotografi nga vendi i ngjarjes, e kanë lidhur me mbështetjen që Shpend Ahmeti dhe partia e tij i kanë dhënë dialogut me Serbinë, duke ndryshuar qëndrim brenda një kohe të shkurt nëse kujtojmë rezistencën që i pari i PSD-së po bënte me kolegët e tij sa ishin në Vetëvendosje ndaj bisedimeve me Serbinë.

Se çfarë po kërkon një kamion i tillë me mbishkrimin çiriliq mbetet të shihet pas deklarimit nga komuna e Shpend Ahmetit.

Një ndryshim i shpejt i qëndrimeve nga shumë qytetarë dhe analistë është konsideruar si shkelje e parimeve nga deputetët e PSD-së të cilët arritën të marrin votat nga qytetarët në retorikën e kundërshtimit të dialogut me Serbinë, të cilin dialog dikur e konsideronin të dëmshëm për Kosovën, kurse sot i japin mbështetje të pakompromis si zgjidhja e vetme.

Më poshtë gjeni pamjet e kamionit:

https://www.facebook.com/mirfan.demolli/posts/1787191218074453