Reagojnë për herë të parë nga AAK-ja pasi Blerim Kuçi e dorëzoi dorëheqjen

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Tahiri ka reaguar pasi që Blerim Kuci ka dorëzuar sot letrën e dorëheqjes nga posti i ministrit.

“Një ndër kolegët e respektuar të Aleancës dhe miqtë e mi, prej sot ka vendosur që betejën politike ta vazhdojë në terren në mbështetje të plotë të AAK-së për zgjedhjet parlamentare”, ka shkruar Tahiri në Facebook derisa ka publikuar një foto me Kuçin.

“Blerimit i shpreha mirënjohjen time më të sinqertë për kontributin e tij si Ministër dhe bashkëpunëtor i ngushtë. Me punën e tij, ai siguroi zbatimin e pavarësisë energjetike të Republikës së Kosovës, një arritje jetike për shtetin tonë e cila do të mbahet mend”, tha ai.