Reagojnë nga Zyra e Konjufcës për foton e fëmijëve brenda Kuvendit

Kuvendi i Kosovës ka pritur nxënës të shkollave fillore, të cilët kanë shkuar për vizitë, në prag të 14-vjetorit të Pavarësisë. Por, në rrjete sociale është kritikuar një fotografi që po qarkullon,e ku shihen disa nxënës shihen me fotot e Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeparlamentarit Glauk Konjufca në duar.

Lidhur me këtë foto që po qarkullon ka reaguar edhe këshilltari i kryparlamentarit, Glauk Konjufca, Ilir Kërçeli.

Kërçeli ka thënë se janë kundër  kundër kësaj praktike që fëmijët të mbajnë në dorë fotografi të figurave politike.

“Pajtohemi që nxënësit e shkollave të ndryshme të Kosovës të bëjnë vizita në institucionet e Republikës së Kosovës dhe të njoftohen nga afër me punët e institucioneve të vendit. Një veprimtari e tillë ka ndodhur vazhdimisht edhe në të kaluarën. Mirëpo jemi kundër kësaj praktike që fëmijët të mbajnë në dorë fotografi të figurave politike.
Fëmijët e kanë botën e tyre të pastër dhe të pafajshme dhe duhet të mbahen larg fenomeneve të tilla. Por për këtë janë përgjegjes mësimdhënësit.
Shprehim keqardhje që një gjë e tillë ka ndodhur pa dijeninë tonë”, ka shkruar ai.