Reagojnë gastronomët: Nuk e pranojmë asnjë masë pa e takuar ministrin e Financave

Pas paralajmërimit për masat e reja të Qeverisë së Kosovës lidhur me parandalimit e koronavirusit, ka reaguar kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi.

Masat e paralajmëruar kanë të bëjnë edhe me Gastronominë ku lokalet do të mbyllën në orën 21 e 30 dhe do të punojnë me kapacitet deri në 70 për qind.

“Shoqata e Gastronomëve asnjë masë nuk e pranon pa e takuar Hekuran Muratin (ministrin e Financave) për të diskutu mbështetjen financiare të gastronomisë!”, ka thënë Kllokoqi, shkruan Ballkani.info.

“Andaj, e lusim Qeverinë që të funksinojë si trung e jo si degë. Jemi të kuptueshëm ndaj situatës, mirëpo duhet kompenzim! Ma mirë të na mbyllni komplet e të na subvenciononi, se sa të na leni me punu në shi e të ftoftë, e pa mbështetje financiare!”, ka thënë Kllokoqi.

Postimi i plotë:

Miq e mikesha, të dashur gastronomë.
Situata është rënduar me Covid, ne nuk ngutemi si odat tjera me dhanë lajme, na shikojm zgjidhje për situatën.
Situata është rënduar, personalisht dje e kryva virusin e në shpi kom të infektum.
Spitalet kanë kollapsu, e duhet bashkarisht të dalim nga kjo situatë që po përkeqësohet përditë.
Nuk osht zgjidhje me i mbyll bizneset e me lon kufinin hap, zgjidhje osht me dal me plan financiar si mujna mi kompenzu kto dame ekonomike që do të shkaktohen!
Shoqata e Gastronomëve asni masë nuk e pranon pa e takuar Hekuran Muratin për të diskutu mbështetjen financiare të gastronomisë!
Shoqata e gastronomve ka inkuraju vaksinimin, ka bërë fushatë të vaksinimit dhe ka bërë obligim për anëtaret e saj që të vaksinohen të gjithë!
Andaj, e lusim Qeverinë që të funksinojë si trung e jo si degë. Jemi të kuptueshëm ndaj situatës, mirëpo duhet kompenzim!
Ma mirë të na mbyllni komplet e të na subvenciononi, se sa të na leni me punu në shi e të ftoftë, e pa mbështetje financiare!
Terminet për vaksinim po vonohen, ma mirë me hap qendra vaksinimi se sa ashpërsim të masave!
Një Gjilponë në krahun tonë, një jetë e shpëtume!
VAKSINOHU! VAKSINOHU! VAKSINOHU!!!