Reagojnë britankët: Nuk e përkrahim asnjë kandidat e as parti në zgjedhjet e 6 tetorit

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë i ka demantuar lajmet se një përfaqësuses i shtetit do të qëndrojë sot në Kosovë, për ta përkrahur Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhje.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave ambasada e Britanisë thotë se Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk përkrah asnjë parti politike, apo kandidat në zgjedhjet në Kosovë.

Të njejtët kanë shkruar se përkrahin të drejtën për zgjedhje të lira dhe demokratike, pa presion dhe kërcënim.

“Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk përkrah asnjë parti politike apo kandidat në zgjedhjet në Kosovë. Por ne përkrahim të drejtën për zgjedhje të lira dhe demokratike, pa presion dhe kërcënim”, thuhet në reagim.

loading…