Ministri i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar pas deklaratave të Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.

Ministri Lekaj ka reaguar përmes rrjetit social Facebook, duke e cituar Daçiqin, i cili kishte thënë se nuk do të ketë dialog me Kosovën pa heqjen e taksës për produktet e Serbisë.

Lekaj ka thënë se për këto deklarata i ‘vie keq’ për Daçiqin, duke lënë të nënkuptohet se nuk do të ketë kthim mbrapa në vendimet e Qeverisë, transmeton Ballkani.info.

Postimi i plotë:

Ivica Daçiq paska thënë se nuk ka dialog pa heqje të taksës 100% për produktet e Serbisë.
MË VIE KEQ DAÇIQ!