Reagimi prekës i pacientit për shtretërit e rinjë: Kam qajtë nga gëzimi

Pas kontigjentit të 750 shtretërve të rinjë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, nga Ministria e Shëndetësisë, kanë ardhur edhe reagimet e shumta.

Lajmin e kanë pritur mirë stafi mjekësor, të cilët thanë se kishte afër 30 vite me të njejtit shtretër.

Ndërsa, reagimet nuk munguan edhe nga pacientët e shumtë, që janë të hospitalizuar në këto sektore.

E reagimi i një pacienti, ka prekur edhe Ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismailin, i cili e ka shpërndarë në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë:

“Qe nëntë ditë s’kam ba gjumë me sy. Shtretërit kanë qenë të këqij, me dërrasa përfundi e dyshekë të vjetër. Kur i pashë që erdhën shtretërit e rinj në korridor, kam qajtë prej gëzimit. Qe, shokët i kam dëshmitarë”, Ismet Xhaferi, 63 vjeç, nga Klina, Spitali i Mushkërive.

*****

Ismeti dhe shokët e tij tash e tutje do ta bëjnë gjumin rehat pasi që Spitalit të Mushkërive në QKUK ia kemi ndërruar shtretërit nga kontingjenti prej 750 shtretërve, që i kemi blerë për të gjitha klinikat. Është për keqardhje që për shumë dekada qytetarëve tanë u është dashur të qëndrojnë në kushte të tilla, por kësaj epoke i erdhi fundi. Nuk do të ndalemi deri në realizimin e misionit për një shëndetësi me qendër qytetarin!