Reagimi mbresëlënës i vogëlushit që për herë të parë dëgjon tingujt e violinës (Video)

Videoja amatore e një djaloshi të vogël që reagon interesant, kur për herë të parë dëgjon tingujt që dalin nga violina po bën xhiron e botës.

Në video shihet një djalë që posa dëgjon një grua duke luajtur në violinë, i afrohet dhe me ëndje e dëgjon duke performuar.

Dhe është interesant se si e ndjenë çdo tingull që ajo e ekzekuton madje, atij i bën aq shumë përshtypje sa që në një moment e përqafon.

Ky moment është shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale, dhe shumë komentues besojnë se vogëlushi do të jetë violinisti i ardhshëm me renome botërore.