Reagimi i PDK-së pas vendimit për anulimin e zgjedhjeve në Han të Elezit

Partia Demokratike e Kosovës, po e konsideron si të jashtëligjshëm vendimin e fundit të PZAP-ës për anulimin e zgjedhjeve në komunën e Hanit të Elezit.

Zëdhënësi i saj, Faton Abdullahu, ka thënë PDK-ja do të ankohet në Gjykatën Supreme siç ka thënë ai për të mbrojtur vullnetin e qytetarëve. Tutje ai tha se vendimi i PZAP-ës është pas afatit dhe konsiderohet i jashtëligjshëm.

“Sot PZAP ka marr një vendim, me të cilin janë anuluar votimet për shkak se ata pretendojnë se ka pasur keqpërdorime. Si PDK jemi të habitur me këtë qasje të pa argumentuar dhe mendojmë se nuk ka pasur fakte për të ardhur deri te një vendim. Zgjedhjet kanë qenë të mira dhe nuk ka pasur asnjë ankesë nga vëzhguesit ndërkombëtarë, as nga OJQ-të. E vë në dyshim dhe anashkalon vullnetin e qytetarëve dhe ky është thelbi i problemi sepse kemi të bëjmë me mos respektimin e vullnetit të qytetarëve. Ajo çfarë dua të shtoj se edhe kur e ka bërë këtë, në mënyrë të padrejtë PZAP e ka bërë pas afatit dhe është e paligjshme dhe duhet të refuzohet. Si PDK për ta mbrojtur vullnetin e qytetarëve të Hanit të Elezit ne do të ankohemi në Gjykatën Supreme”, ka thënë Abdullahu.