Reagimi i parë i Labit pas kalimit në AAK: I ‘mëshon’ Vetëvendosjes

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe këngëtari e humansiti i njohur Labinot Tahiri sot i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në një pritje zyrtare që i është bërë nga kreu i saj, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj.

Siç duket ky kalim, ka sjellë reagime, siç shprehet Labi, nga simpatizantë të Vetëvendosjes tani kur kësaj të fundit i është bashkuar ish-bashkëpartikau i Labit, Agim Bahtiri.

I mllefosur nga komentues të tillë, Labinot Tahiri i ka kujtuar Vetëvendosjes periudhën kur hidhnin vezë dhe gurë ndaj Isa Mustafës.

Më tej Labinot Tahiri, Vetëvendosjes i kujton se dikur tek Ramushi shkonte edhe Albin Kurti.

“Nëse jeni ju të dashur komentues të VV-së, ju kujtojë, se deri dje e shanit dhe e gjuanit me gjithcka ISA MUSTAFÊN!

Sot, nga ai kërkoni koalicion!

Nëse jeni prap ju të VV-së, me këto komente dashakeqe pêrfaktin që unë aderova te Ramushi, ju kujtojë se edhe Z. Albini shkonte te selia e Ramushit sa ishte Vlani, aty ku edhe unë shkova sot.
Pra ju nuk mund të m përqani me juve!

Unë jam shqiptarë dhe partia mbetet e fundit sa i përket jetes politike!
Po ashtu, gjatë protestave, Ramushi e rrethonte Z. Albinin nga Policia në ato kohera për të mos u demtuar, mos harroni!
Ne jemi vllezer, por politika ndryshon vetëm kohen e Qeverisjes, ndërsa sa do qe e do Albini apo ai tjetri, Apo Ramushi, e dua dhe unë kaq!

Unë nuk pêrqajë shqiptarë, unë bashkojë nga 1( një) në Miliona shqiptarë, se mu me duhet Kosova pêrpara , e jo pallavrat dhe kush me kan bën koalicione.
Fundja krejt po bahen vllazni thu qe nje NANË i ka rrit kur po vjen koha te votat ne KUVEND!
Ju kujtohet krejt mua më patën ba vlla, por mbajta qëndrimin tim.

Hapat e mi i di vet unë, juve nuk ju demtoj kurrë! Kështu që ju priftë e mbara e qofshi faqe bardhë, se ne për Kosovë po vrapojme e jo për partitë. Të pakten ky është vizioni im.”-shkruan Labinot Tahiri.

loading…