Reagimi i Laportës kur gazetari i tregon se Reali ka zyrtarizuar Ancelottin

Carlo Ancelotti ka qenë temë diskutimi në gjitha mediat botërore ditën e marte, që në fund u emërua trajner i Real Madridit.

Lidhur me zyrtarizimin e Carlo Ancelotti, që ndodhi pas orës 17:00, u informua me kohë edhe Juan Laporta i Barcelonës, që në ato momente ndodhej në një ngjarje në Barcelonë.

Ai beson se Reali ka bërë zgjedhje të mirë, pasi e pëlqen Ancelottin.

Gazetari i thotë Laportës; “Reali sapo e konfirmoi Ancelottin”, derisa ai iu përgjigj: “Apo?!”.

Më pas e pyeti se çfarë mendimi ka për të, dhe Laporta pa u menduar dy herë, tha: “trajner i mirë”.

Ancelotti do të zëvendësojë në Real të larguarin, Zinedine Zidane.