Reagimi i Georgina pasi Ronaldo u la në bankën rezervë në ndeshjen ndaj Zvicrës

Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez ka folur pasi kapiteni i Portugalisë u la në stol për ndeshjen e 1/16 të Kupës së Botës kundër Zvicrës.

Ronaldo ishte futur në një ‘sherr’ me trajnerin e tij, Fernando Santos, gjatë ndeshjes së fundit të Portugalisë në fazën e grupeve kundër Koresë së Jugut, pasi reagoi me zemërim për t’u zëvendësuar.

Pas asaj ndeshje, Santos tha: “Nëse i shoh imazhet – nuk më pëlqeu, aspak. Nuk më pëlqeu me të vërtetë”.

“Por nga ai moment e tutje, gjithçka ka përfunduar – pikë për këtë çështje. Tani duhet të mendojmë për ndeshjen e nesërme dhe të gjithë janë të fokusuar te ndeshja e nesërme”.

Si rezultat i reagimit të tij, Ronaldo e gjeti veten në stol për ndeshjen vendimtare të Portugalisë në 1/16 kundër Zvicrës.

Edhe pse shumë kishin frikë se vendimi i Santos mund të dështonte, Portugalia ishte e shfrenuar pasi zëvendësuesi i Ronaldos, Goncalo Ramos shënoi një ‘hat-trick’ gjatë fitores së madhe 6-1.

Pepe, Raphael Guerreiro dhe Rafael Leao ishin gjithashtu në listën e golave.

Pas ndeshjes, partnerja Ronaldos, Rodriguez, u shfaq në rrjetet sociale për të treguar mbështetje për pesë herë fituesin e Topit të Artë, duke pretenduar se ishte turp që njerëzit nuk mund të kënaqeshin duke e parë 37-vjeçarin për të gjithë 90 minutat.

Ajo ka shkruar në Instagram: “Urime Portugalia. Ndërsa 11 lojtarët këndonin himnin, të gjithë sytë ishin te ju. Sa turp të mos kënaqesha me lojtarin më të mirë në botë për 90 minuta”.

“Tifozët nuk pushuan së kërkuari ty dhe duke brohoritur emrin tënd”.

Ronaldo ka startuar në secilën nga tre ndeshjet e skuadrës së tij në fazën e grupeve, por do të duhet të luftojë për një vend në stol për ndeshjen e sotme.

37-vjeçari zemëroi trajnerin e Portugalisë, Fernando Santos, pas reagimit të tij për t’u larguar në humbjen e tyre ndaj Koresë së Jugut.

Santos tha se nuk ishte i kënaqur me kapitenin e tij gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes.

Georgina nga ana tjetër gjatë kësaj kohe ndodhet në Qatar për t’i dhënë mbështetje të dashurit të saj.