Reagimi i fëmijëve kur shohin Feron, fascinon reperin (FOTO)

Fero sot ka ndarë një moment të ëmbël me një grup fëmijësh.

Fero është një artist që pëlqehet shumë thuajse nga të gjitha grup moshat, dashuria e fansave të tij vërehet më së miri në videon e publikuar nga gjilanasi.

Gjatë ditës së sotme reperi ishte ndalur në një semafor me makinën e tij kur në atë moment erdhi edhe një kombi i mbushur me fëmijë. Ku me të parë 21 vjeçarin fillojnë brohoritjet.

Ata reaguan si të ‘çmendur’ kur panë një prej këngëtarëve më ‘in’ të momentit, dhe ky reagim padyshim e bëri edhe më krenar Feron me punën që është duke e bërë.