Reagimi i Cardi B kur e pyesin nëse do të bashkëpunojë me Nicki Minaj (VIDEO)

Kohë më parë bëri bujë në medie një mosmarrëveshje mes Cardi B dhe Nicki Minaj.

Cardi B dhe Nicki Minaj edhe pas sherrit që patën me njëra-tjetren, nuk i kanë rregulluar ende raportet.

Në një intervistë për “Variety”, reperja Cardi B është pyetur nëse do të bashkëpunojë ndonjëherë për ndonjë këngë me Nicki Minaj.

Ajo nuk preferoi të përgjigjej, por me të qeshura tregoi se kjo nuk do të ndodhë.

Dy reperet ishin sulmuar me këpucë në javën e modës, sherr ky që bëri bujë në gjitha mediet botërore.