Reagimi gazmor i Adele kur fansja tentoi ta fotografonte me filtër: Çfarë i bëre fytyrës time?

Gjatë një performance në Las Vegas, Adele iu afrua një fanseje që tentoi ta fotografonte me celular dhe reagimi i saj kur pa se kamera e kishte të ndezur filtrin e bukurisë, ishte gazmore.

Këngëtarja këto ditë performon rregullisht në Las Vegas si pjesë e koncerteve të saja në skenën e Colosseum në Caesars Palace.

Gjatë performancës të së dielës, një fanse tentoi ta fotografonte këngëtaren duke ndezur filtrin në video, gjë që rezultoi në një reagim për të qeshur.

Teksa Adele hyn në fokus duke buzëqeshur, shprehja e saj ndryshon shpejt pasi kupton se duket ndryshe nga ajo që priste.

“O Zot, çfarë i bëre fytyrës time”, thotë ajo e tmerruar, ndërsa fansja shikonte kamerën.

“Vajzë, hiqe atë filtrin nga fytyra ime”, i tha më pas, duke u tërhequr nga fokusi.

Menjëherë pas kësaj, ajo kthehet dhe e pyet: “Pse po përdor filtra kështu? Ne nuk dukemi ashtu, zemër”, për të cilën fansja pranoi duke thënë: “E di”. /Telegrafi/