Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka reaguar për rastin e deputetes së Vetëvendosjes (VV), Yllza Hoti, e cila duke mos pasur veturë, si dhe duke jetuar në Prishtinë ka shpenzuar 810 euro për naftë për të shkuar në punë.
Në një postim në Facebook, Kastrati ka treguar se edhe ai si deputetja Hoti nuk ka veturë, herë shfrytëzon taksitë e herë autobusët.
Ai ka ironizuar duke pyetur se mos deputetja në fjalë “e ka trotinetin me naftë?”.
“Kjo çfarë ka shpenzu deputetja e VV-së nuk është hajni. A e dini pse, sepse kjo është anëtare e VV-së. Për me qenë hajn (sipas helmimit të Albinit ) duhet ti takosh një partie tjetër”, ka shkruar Kastrati.
Më poshtë postimi i plotë i tij.







