Nënkryetarja e PDK-së

Reagimet e Kurtit dhe Sveçlës për protestën e NjSI-së, Çitaku: Skandaloze, vajtime, ankesa

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me deklaratat e kryeministrit Kurti dhe ministrit të Brendshëm Sveçla për kërkesat e njësisë FIT.

Çitaku i ka cilësuar reagime skandaloze me përplot të pavërteta, gjysmë të vërteta, vajtime, ankesa.

Postimi i plotë i saj:

Çfarë reagime skandaloze nga ana e Kryeministrit dhe Ministrit të PB për protestën e njësive elitare policore.

Përplot të pavërteta, gjysëm të vërteta, vajtime, ankesa.

Mjerim.