Reagime të shumta pasi që Leonora Jakupi iu fut me këpucë në shtëpi familjes nevojtare

Gazetarja e RTK-së, Leonora Berbatovci nëpërmjet një shkrimi në facebook ka reaguar ndaj këngëtares Leonora Jakupi e cila mori pjesë në një aksion vullnetar për ndihmë për një familje në nevojë, së bashku me kreun e Skenderajt, Bekim Jasharin dhe humanistin e madh, Halil Kastratin.

Berbatovci tha se sjellja e saj si kauboje është përçmim për familjen të cilës i shkuan për ndihmë, derisa tha se hyrja mbathur e këngëtarës në shtëpi mund t’i shkaktojë probleme shëndetësore fëmiut në foto i cili shihet që ende nuk ka filluar të ecë dhe si i tillë shumë lehtë mund të shkojë “këmbadoraz” nëpër tepihë, transmeton Ballkani.info.

Ky është postimi i plotë i gazetarës: