Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar një rezolutë për dënimin e gjenocidit serb të kryer gjatë luftës në Kosovë.

Ky vendim ka bërë që të ketë reagime të ashpra në Serbi.

I pari që ka reaguar është i ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Ai këtë rezolutë e ka quajtur dokument të pavlerë që sipas tij “shfaq panikën e atyre që do të përballën me akuzat për krime”, transmeton Ballkani.info.

“Ky pamflet propagandues plotësisht e anashkalon të vërtetën për të cilën është ngritur kjo fushatë e terrorit dhe krimit ndaj civilëve në Kosovë. Ata po dëshirojnë ta fshehin përgjegjësinë për krimet e bëra”, ka thënë Gjuriq.

Në anën tjeyër, analisti Dushan Janjiq ka theksuar se vendimi Kosovës për nxjerrjen e rezolutës për gjenocidin e Serbisë ndaj Kosovës “është shumëfish i gabuar”.

Sipas tij, kjo rezolutë do të bllokojë vazhdimin e dialogut, nuk do të zgjidh problemin e qytetarëve, si dhe “të disa invidividëve nga pushteti në Prishtinë që do të duhet të përgjigjen për krimet e kryera”. /Ballkani.info/