Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që menjëherë të hiqet taksa prej 100 për qind për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja.
Duke e quajtur “shkelje 100 për qind të marrëveshjes së CEFTA-s”, Mogherini ka thënë se ky vendim është kundër frymës së Marrëveshjes për Stabilizim Asociim mes BE-së dhe Kosovës.
Pas kësaj deklarate, në rrjetet sociale kanë vërshuar reagimet.
“Sikur me pas dite qe Mogherini ka me dale me deklarate patetike. Po a po zbaton Serbia rregullativen e CEFTA-s ndaj Kosoves? Aman mos na shitni dokrra. Kur Serbia po bene probleme te tilla, po thoni qe mos-marreveshjet me dialog. Kur Serbia te mbledhe mend do t’i heqen taksat. Kosovo is first. Buona Sera”, ka shkruar ish ambasadori i Kosovës në Serbi, Lulzim Peci, raporton Ballkani.info.
“Serbia e pengon Kosovën në Interpol, Mogherini ??? Kosova aktivizohet pak kundër Serbisë, Mogherini llaka llaka Oj Mogherinkë, oj dabëll standarde”, ka shkruar Flutura Kusari, njohëse e rregullative të BE-së dhe njohëse e mediave.
Ka reaguar edhe deputeti i Alternativës, Ilir Deda.
“Mogherini kërkon heqjen e menjëhershme të taksës ndaj Serbisë dhe thotë që është në kundërshtim me “frymën” e MSA-së? Eh po ne, dhe jo vetëm ne në Kosovë, qe 5 muaj po kërkojmë që Mogherini të prononcohet kundër ndarjes së Kosovës; të reagojë kundër Serbisë që po punon në mënyrë agresive kundër Kosovës duke e shkelur “frymën” e normalizimit të marrëdhënieve; dhe po, po kërkojmë që BE t’i përmbushë obligimet e saj ndaj Kosovës. Çuditërisht ajo vetëm ka heshtë, mos të them që i ka injoruar këto kërkesa. Kështu e ke kur znj. Mogherini e humbë kredibilitetin”, ka shkruar Deda. /Ballkani.info/







