kryediplomatja

Reagime në Serbi për deklaratat e Donika Gërvallës

Deklarata kryediplomates së Kosovës, Donika Gërvalla se trashëgimia kulturore e Kosovës është e vjetër 3,000 vjet ka ngjallur reagime të shumta në Serbi.

Për këtë deklaratë historiani serb Dejan Ristiq thotë se është plotësisht e gabuar përtej arsyes së shëndoshë.

Sipas Ristiq, nuk ka asnjë fakt të vetëm historik në atë deklaratë, dhe në të njëjtën kohë, shton ai, është një shembull klasik i pseudoshkencës, politikës dhe pseudo-historisë.

“Ajo që e ashtuquajtura Ministre tha gjatë sesionit të Këshillit të Sigurimit nuk mund të mbështetet nga burime të shkruara dhe materiale të tjera historike. Do të ishte mirë nëse ajo do të na paraqiste të gjithëve të paktën një, burimin e vetëm dhe më të voglin historik ose provat materiale të një pretendimi të tillë të pakuptimtë”, citohet të ketë thënë Ristiq për Kosovo Online.

Sipas tij, pretendimi që Gërvalla bëri u shkaktoi dëme të pariparueshme autoriteteve në Prishtinë.

“Nuk ka dilema dhe as nuk mund të ketë. Disa të ashtuquajtur ministra të jashtëm të të ashtuquajturve shtete nuk do të ndikojnë në atë që është njohuria shkencore në historiografinë shkencore. E ashtuquajtura ministre e jashtme duhet të kthehet në shkollën fillore, të shfletojë librat e saj shkollorë dhe “kujtojini vetes pak nga njohuritë themelore nga e kaluara në lidhje me popullin tuaj dhe popujt e tjerë të Ballkanit,” tha historiani serb.