Reagime ndaj Kurtit pse tha se në Shtëpi të Bardhë s’shkoi se do të ishin thikat mbi hartën e Kosovës

Meliza Haradinaj, këshilltarja e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj deklarimeve të mbrëmshme të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili në një intervistë në RTV Dukagjini ka thënë se nëse do të shkonte në “Shtëpi të Bardhë” do t’i duhej që ta lëshonte takimin në mënyrë demonstrative, meqë sipas tij “thikat do të ishin mbi hartën e Kosovës”, raporotn Gazeta Expresss.

Haradinaj ka thënë se një deklartë e tillë e Albin Kurtit është neveritëse.

“Neveri e s’kajshme”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, kryeministri në detyrë nuk e përfaqëson Kosovën dhe popullin e Kosovës të cilët japin jetën për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kreu i VV’së të cilit iu besua drejtimi i Qeverisë pas një koalicioni me LDK’në, vazhdimisht ka refuzuar kërkesën e SHBA’së për heqje të taksës pa kushte. Sipas tij nëse do të hiqej taksa, do të fillonte realizmi i marrëveshjes sekrete Thaçi-Vuçiq.