Në rrjetet sociale është publikuar një reagim kritik ndaj kryetarit aktual të Lipjanit, Imri Ahmeti, ku ai akuzohet për mashtrime dhe përdorim të metodave të propagandës gjatë fushatës zgjedhore.

Sipas një video të publikuar thuhet se “mashtrimi i radhës i liderit të madh”, duke aluduar se Ahmeti ka sjellë mbështetës edhe nga jashtë komunës. “S’ka mbet pa importu as simpatizantë”, thuhet në tekst.

Në vijim të reagimit, kritikohet mënyra e zhvillimit të fushatës dhe përdorimi i propagandës, duke u shprehur se “propaganda ecë me naftë të huaj – por populli s’e pinë më këtë naftë, o Imri”.

Ky reagim pason postimet dhe aktivitetet e fundit të kryetarit Ahmeti në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, ku gara në Lipjan po shihet si një ndër më të ngushtat në nivel komunal. /njoftohu.info/